Kryeministri Edi Rama drejtoi seancën plenare të Këshillit të Sigurimit të OKB, një ditë pas marrjes nga Shqipëria të presidencës në këshill. Tema e debatit në Këshill lidhej me “forcimin e llogaridhënies dhe drejtësisë për shkeljet e rënda të ligjit ndërkombëtar”. Pak përpara nisjes së këtij debati kryeministri Rama shpjegoi rëndësinë e llogaridhënies.