Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS-së njoftoi se planifikohet që familjet me ndihmë ekonomike do të pajisen me një kartë. Sipas tij, ata do ta përdorin kartën për të blerë ushqime, sipas listës që do të përcaktohet, për të shmangur abuzimet. “Tani fillojmë rritjen sistematike të pensioneve, por nuk është diçka që nuk donim ta bënim, por nuk e bënim dot. Nuk i kemi mundësinë ta bënim sot, duhet të rrisnim ekonominë, e më pas të rriteshin pensionet