Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve për sa i përket zhvillimit të turizmit në Shqipëri. Vëmendjen e shtuar të Shqipërisë turistike në botë nuk e shohin të gjithë shqiptarët si kryeministri. Me kthimin nga panairi i Berlinit, që për herë të parë Shqipëria ishte vendi i nderit, Edi Rama ju është përgjigjur kritikave online që e shohin të pakrahasueshme zhvillimin e turizmit në vend në lidhje me fqinjët.