Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se së shpejti mësimi i informatikës, sikurse edhe gjuha e huaj anglisht do të futen në sistemin shkollor që në klasën e parë. Ky plan sipas tij bëhet në mënyrë që t’i përgatisim të rinjtë për një treg global, i cili jo domosdoshmërisht kërkon të shkosh edhe të punosh nga zyra, por mund ta bësh punën edhe në komoditetin e shtëpisë.