“Ti nuk do të jesh kurrë vetëm” kjo është motoja e cila po udhëheqë qeverinë shqiptare në mbështetje të të gjithë të dëmtuarve prej përmbytjeve. Kryeminstri Edi Rama këtë të dielë përmes podcastit Flasim i kushtojnë një segment të posacëm dëmshpërblimeve. EDI RAMA- Dhe dua t'u përcjell përsëri, të dëmtuarve nga kjo goditje e fatkeqësisë kësaj here, se ne do t'i qëndrojmë me të njëjtin dinjitet njerëzor, shtetëror dhe politik çdo detyrimi ndaj tyre, qoftë për banesat, qoftë për gjënë e gjallë. Ekipet tona të verifikimeve janë në terren që nga dita e parë, ndërkohë që Ministria e Financave e ka të përgatitur tanimë të gjithë planin me skenarët e dëmshpërblimit. Presim rezultatin përfundimtar të verifikimeve për të kaluar në fazën e dëmshpërblimeve.