Top Channel/ Rama dhe Vuçiç, “letër” BE, propozojnë ide të re për integrimin
27/02/2026 23:25

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nëpërmjet një opinioni të përbashkët për gazetën prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, kanë dalë me një ide të përbashkët për “rrugën realiste drejt Bashkimit Evropian”. Në opinionin e tyre ata nuk kanë insistuar për pranim në Bashkimin Evropian, por kanë bërë thirrje për pranim të shteteve të tyre në tregun e përbashkët evropian dhe në zonën Schengen. Në shkrim ata janë ankuar për moszgjerimin e BE-së që prej vitit 2013-s dhe kanë theksuar se realiteti është dekurajues. Ata thonë gjithashtu se BE-ja duhet ta kuptojë që “në Ballkanin Perëndimor ndodhet një vijë e re e frontit për investime”. Dy udhëheqësit kanë nënvizuar se i kuptojnë shqetësimet brenda BE-së, por sipas tyre edhe “nëse ka më shumë anëtarë, Unioni mund të funksionojë ende në mënyrë efektive”. Rama e Vuçiçi kanë thënë se e kuptojnë që ekzistojnë dy qëllime; një që vendet anëtare kërkojnë rrugë realiste drejt anëtarësimit të plotë e tjetra se shtetet anëtare duan ta ruajnë aftësinë vepruese dhe unitetin e BE-së. Këtë dilemë, ata janë munduar ta “zbusin” me një ide të tyre. “Prandaj ne mbështesim integrimin e përshpejtuar të vendeve kandidate të përgatitura, në tregun e përbashkët dhe në zonën Schengen. Kjo do të mund t’u sillte qytetarëve përfitime të prekshme, duke forcuar njëkohësisht pozitën ekonomike dhe gjeopolitike të BE-së, pa e ngarkuar arkitekturën e saj vendimmarrëse dhe pa e ndryshuar balancën institucionale. Kjo nuk do të nënkuptonte as të drejta vetoje, as komisionerë shtesë, as deputetë të rinj në Parlamentin Evropian apo ndryshime në strukturat e votimit. Jemi të bindur se kjo do të zbuste shqetësimet e atyre shteteve anëtare që hezitojnë përballë një zgjerimi më të madh – edhe sepse do të ishte shumë më e lehtë për ta që ta paraqesin procesin në mënyrë bindëse para opinionit të tyre publik”, thuhet në shkrimin e tyre. Shqipëria është më afër BE-së se Serbia. Në vitin 2025 u hapën edhe kapitujt e fundit negociues për anëtarësim, ndërsa Serbia në ka hapur 22 kapituj, por ka vite pa hapur të rinj dhe mbetet larg anëtarësimit.

Top News- Rama kusht kryebashkiakëve për rikandidimin, ndan detyrat për deputetët
21/03 16:50
Top News- Rama ‘rithemelon’ Rilindjen, ndryshon drejtuesit e qarqeve/ Vendos emra të rinj
21/03 16:45
Top Channel/ Berisha: Taksat e naftës përgjysmë! Kreu i PD: Protestën e opozitës…
21/03 15:12
Top Channel/ Rama ndryshime në qarqe!Balluku drejtuese politike në Fier, Balla-Manastirliu në Tiranë
21/03 15:12
Top Channel/ PS ndryshon drejtuesit e qarqeve! Balla në Tiranë, Karakaçi në Shkodër, Balluku në Fier
21/03 15:10
Top Channel/ Rama: Ulim akcizën e naftës. Nëse çmimi i karburanteve shkon mbi…
21/03 15:04
Top Channel/ Rama mbledh Asamblenë e PS-së: S’ka mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel që na ndal
21/03 14:26
Top News- Përfundon mbledhja e asamblesë së PS, sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi ndan detajet
21/03 14:25
Top News – Rama: Mesazh kryebashkiakëve: S’ka rikandidim pa paketën e maleve
21/03 14:19
Top News- PD mobilizon strukturat për protestën: Rezistenca nuk ndalet deri në largimin e Ramës
21/03 14:16
Top News- “2 shoqe e 2 shokë”, Klosi ndan detyrat për socialistët, PS ndez motorët për vendoret
21/03 13:13
Top News- PS kthen emigracionin në avantazh, Klosi: Mbi 60% e Diasporës na mbështet
21/03 13:12
Top News- Klosi: Në 80% të territorit jemi forcë fitues, fitore e rrënjosur
21/03 13:12
Top News- Kush është ‘rezervuari’ i votës në PS, Klosi tregon qarqet ku PS është më e fortë
21/03 13:12
Top News- “PS forcohet, PD dobësohet”, Klosi bën bilancet në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare
21/03 13:11
Top News- Klosi: Duhet të jeni krenar, shqiptarët kanë zgjedhur drejtimin e vendit nga Edi Rama
21/03 13:11
Top News- PS mbledh Asamblenë në Durrës, Blendi Klosi rreshton detyrat për socialistët
21/03 13:09
Top Channel/ Asambleja e PS, Edi Rama po mban fjalën para anëtarëve
21/03 12:54
Top Channel/ PS mbledh Asamblenë! Përgatitjet për zgjedhjet në parti dhe garën e ardhshme elektorale
21/03 12:53
Top News- “Qeveria rrezik për integrimin”, Bardhi dhe Tabaku takim me Ministrin gjerman për Europën
21/03 12:26
DIGITALB DIGITALB