Kreu i qeverisë, Edi Rama dhe stafi i Kryeministrisë dhuruan këtë paradite gjak, duke i bashkuar nismës ashtu si edhe vitet e tjera. “Të forcojmë zinxhirin e solidaritetit për dhurimin vullnetar të gjakut, me vetëdijen se kush dhuron gjak jo vetëm ndihmon ata në nevojë, por edhe ripërtërin organizmin e vet”, ishte mesazhi i kryeministrit.