Anëtarja e Komisionit të rithemelimit, Albana Vokshi në një deklaratë për media ka dhënë të rejat e fundit nga procesi i votimit për shkarkimin e kryedemokratit Basha. Vokshi thotë se ka pasur shumë fluks në qendrat e votimit, ndërsa interesi i demokratëve është shumë i lartë, ndërsa shton më tej se e sotmja është një nga ditët më të rëndësishme në historinë e pluralizmit në Shqipëri.