Gjatë gjithë këtyre javëve, kryeministri Edi Rama është shfaqur si një zë i fortë promovues e lavdërues për sezonin turistik. Por në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale, apelon dhe kërkon ndërgjegjësimin e qytetarëve, se për të vijuar këtë trend të shkëlqyer turizimi, duhet të mos harrohet pastërtia e territorit.