24 burra e gra ushtarakë, bashkë me disa oficerë policie, zjarrfikës, mjek, personel të emergjencave civile u nderuan me “Medaljen e kryeministrit për Mirënjohje Publike” për angazhimin e tyre në shuarjen e zjarreve në të gjithë territorin e vendit. Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalë të gjatë plot mirënjohje për sakrificën e tyre duke i quajtur një “kapital njerëzor që nuk e lë më kurrë Shqipërinë në baltë”.