Kryeministri Edi Rama theksoi se çmimi i naftës nuk varet nga qeveria shqiptare, por nga tregu, i cili është ndikuar nga lufta në Ukrainë. Kreu i qeverisë theksoi këtë të martë se duhet të përgatitemi për çdo skenar të mundshëm që mund të ndodhë, ndërsa lufta ka prekur të gjithë botën.