Top Channel/ Rama çel ekspozitën personale në Athinë: Arti nuk ka nevojë të përkthehet
20/03/2023 19:29

Kryeminsitri Edi Rama ndodhet sot në Athinë, në një vizitë të veçantë, këtë herë si artist. Krijimet e tij janë ekspozuar në “Zapion Megaro” të Greqisë. Në çelje të ekspozitës, kryeministri ka folur për audiencën, teksa ka falënderuar ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias dhe organizatorët e eventit. “Do të doja të flisja disa fjalë greqisht për t’ju adresuar kësaj audience të bukur. Jam shumë mirënjohës për këtë mikrpritje mbreslënëse dhe për këtë event special. Është hera e parë që vizitoj një shtet si kryeministër që nuk kam në çantën time vetëm shënimet e mia, por edhe artin tim”. Rama e cilësoi veten “artisti më i mirë mes të gjithë kryeministrave”, ndërsa tregoi se ekspozita është një version i zyrës së tij në Kryeministri. “Kur vizatoj në zyrën time, nuk mendoj se çfarë po bëj me duart e mia, por lejoj sytë e mi të veprojë ndërsa koka është tërësisht e përqendruar në temat që po diskutoj me bashkëpunëtorët e mia ose vendime që duhet të marr”. Rama ftoi audiencën të shohë veprat e tij, pasi sikurse u shpreh “arti s’ka nevojë për përkthim”. “Është krenari që më pritët në këtë pallat që ka një histori të jashtëzakonshme. Nuk mendoj që arti ka nevojë të përkthehet, arti flet vetë. Arti nuk është për t’u treguar njerëzve çfarë shohin, por për t’u treguar çfarë ata nuk shohin”. Në fund të fjalës së tij, Rama falënderoi bashkëshorten Linda Rama që “e mbështet dhe e ndihmon të jetë njeri më i mirë”. Mes batutash, ai u shpreh se “garën si artist mes nesh e bka fituar ajo, pasi ka krijuar Zahon, që është një kryevepër”.

Top News – Të lirë, por të korruptuar. Raporti i Freedom House për Shqipërinë, më mirë në rajon
19/03 10:24
Top News – Dëborë në pranverë. Zbardhen fshatrat e Korçës, pa probleme në qarkullim
19/03 10:24
Top News – Mbi 100 milionë euro. Kostoja e planit për shtetëzimin e rezervave të naftës
19/03 10:21
Top News- ‘Peleshi na përjashtoi nga delegacioni’/PD akuzon kreun e Kuvendit për vizitën në Gjermani
19/03 09:48
Top Channel/ Sulm mbi një rafineri nafte, reagon ministria e jashtme: Do t’i përgjigjemi Teheranit
18/03 23:24
Top Channel/ Vrasja e ministrit iranian të Inteligjencës, reagon Ankaraja: E paligjshme
18/03 23:24
Top Channel/ Revista prestigjioze: Ndër pesë vendet e NATO-s që mbështeti Trump për Iranin
18/03 23:23
Top Channel/ “Nuk ka pikë pëlqimi për Mateon”, Rogerti për Brikenën: Si nuse që do të…
18/03 21:02
Top Channe/ Prindërit në paraburgim, fëmija në terapi intensive pas ndërhyrjes
18/03 21:02
Top Channel/ Një tjetër zyrtare “trazon” Trumpin! Shefja e inteligjencës refuzon pyetjen për Iranin
18/03 19:55
Top Channel/ Izraeli eliminon ministrin iranian që shkaktoi sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë
18/03 19:54
Top Channel/ Nafta, sërish rekord! Rritet brenda ditës me 5% çmimi në tregjet ndërkombëtare
18/03 19:46
Top Channel/ “Do rriten të gjitha çmimet”! Ish-ministri Malaj: Qeveria të ndërhyjë për naftën
18/03 19:43
Top Channel/ “Si njeri pa njeri”, Selin e përlotur pas largimit të Gimbos: Ishte e vështirë…
18/03 19:36
Top Channel/ Përdhunim… 40 krime për djalin e Princeshës së Kurorës në Norvegji, kërkohet burg
18/03 19:22
Top Channel/ Kim Jong Un lider i padiskutueshëm i Koresë së Veriut, votohet afro 100% nga koreanët
18/03 19:21
Top Channel/ Izraeli sulmon Bejrutin me breshëri raketash, pallati shfaroset për pak sekonda
18/03 19:21
Top News – ‘Nafta u rrit, por pak.’ Kryeministri Rama me importuesit: Taksat nuk preken!
18/03 15:28
Top Channel/ Paga mbi 1 mijë euro! 2000 vende pune në panair, kërkesa e lartë në turizëm
18/03 15:23
Top Channel/ AMA mbyll aplikacionin pirat “Kanali im”, hiqet nga Play Store
18/03 15:20
DIGITALB DIGITALB