Nga Thethi ku ndau tituj pronësie, kryeministri Edi Rama tha se brenda vitit do të përfundojë edhe rruga e Dukagjinit. Kreu i qeverisë tha se kjo rrugë do të lehtësojë turizmin dhe do tu hapë mundësi të reja banorëve, ndërsa i bëri thirrje edhe emigrantëve të kthehen të investojnë.