Top Channel/Rama “blindon” Tiranën, ministrat dhe deputetët që do mbulojnë 14 njësitë e kryeqytetit
22/03/2026 19:53

Partia Socialiste po përgatitet për zgjedhjet vendore në 2027 duke forcuar skuadrën një vit para procesit zgjedhor. Pasi mblodhi Asamblenë në Durrës, kryeministri Edi Rama thirri të dielën në seli drejtuesit politik të qarqeve. Vëmendja kryesore mbetet te Tirana, ku analiza e PS se ka humbur terren u shoqërua me shtim të forcave në njësitë e kryeqytetit jo vetëm në drejtim me dyshen Ogerta Manastirliu dhe Taulant Balla. Ministra, ish ministra, deputetë e funksionarë socialistë do të intensifikojnë grupet e fushatave për zonat kryesore të Tiranës duke blinduar qytetin më të populluar në Shqipëri, me kërkesën për të thelluar rezultatin. Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro i është shtuar ekipit të ish ministres Lindita Nikollës dhe ministres së administratës publike Adea Pirdenit, që së bashku duhet të punojnë për njësinë numër 1. Ndërsa ish ministri i Turizmit, Blendi Klosi e çon në 4 numrin e socialistëve në njësinë 2, në grupin e ministres së ekonomisë Delina Ibrahimaj. Ministrit të ri të qeverisjes vendore Ervin Demos i ka besuar njësinë 3. Blerina Gjylameti nuk do të jetë më vetëm në njësinë 4, por caktohet edhe Eduard Shalsi. Belinda Balluku nga drejtimi politik i qarkut të Fierit do të shërbejë në njësinë 6 me Albana Koçiun që e ka zëvëndësuar në postin e zv kryeministres. Ndërsa ministri i kulturës dhe turizmit Blendi Gonxhja është lëvizur nga njësia 6 në zonën 14 të Kasharit . Arbian Mazniku i Elbasanit është caktuar të punojë me njësinë 7. Niko Peleshi është emëruar në njësinë 8, teksa në zonën 10 do jetë edhe Bledar Çuçi. Tre ish ministra do të bashkëpunojnë në njësinë 11, ku skuadra e ish ministrit të brendshëm Ervin Hoxhës dhe atij të drejtësisë Ulsi Manja, do të rritet edhe me praninë e Damian Gjiknurit. Në njësinë 13 ish ministres së bujqësisë Anila Denaj i shtohet edhe ish ministrja e jashtme Elisa Spiropali. Zgjerimi i skuadrës socialiste në kryeqytet vjen me porosinë për nisjen e punës në terren, me objektiv rritjen e numrit të votuesve rozë.

Top News – Berisha për çmimin e naftës: ‘Miliarderët e marrin me 60 lekë, fermerët me 220 lekë’
11/04 22:10
Top Channel/ “Pirro, s’po të marr në telefon”, Braçe denoncon rrugën me gropa në Selitë: Nuk…
11/04 22:02
Top Channel/ Rama zbulon raportin e huaj për prokurimet publike, ja si renditet Shqipëria
11/04 22:01
Top News – Bashkëbisedimi i Berishës me qytetarët: Rama nuk heq taksat e naftës!
11/04 21:51
Top News – Turi me PS në Lushnje, Rama: E nisëm për t’ju informuar për punët që kemi bërë
11/04 21:44
Top News- Rama tregon pse e nisi turin në PS, Kryesocialisti: Gënjeshtra e fabrikime kundër Qeverisë
11/04 21:27
Top News – Rama zbulon trurin e bujqësisë, zv.ministri që e këshillon për fermerët
11/04 21:26
Top News – Rama e Balluku, bashkëbisedim me socialistët e Fierit: Llumi i shpifjeve…
11/04 21:07
Top Channel/ Rama zbulon raportin për prokurimet publike: Jemi në standardet mesatare të BE
11/04 20:05
Top Channel/ “Do të vazhdojmë të rrisim pagën minimale”, Rama nga Fieri..Angazhim…
11/04 19:11
Top Channel/ Balluku në Asamblenë e PS-së: Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta
11/04 17:19
Top Channel/ Rama për opozitën: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel
11/04 17:12
Top Channel/ Rama në Asamblenë e PS-së në Lushnjë: Shqipëria rrit investimet, turizmin dhe pagat
11/04 17:12
Top Channel/ Rama në Asamblenë e PS-së në Lushnje: Bllokimi i rrugës drejt BE, gënjeshtër me…
11/04 16:41
Top Channel/ Pas takimit me fermerët, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR të Lushnjës
11/04 15:52
Top Channel/ Rama: Ndryshon skema për fermerët, Kryeministri: Kush shet prodhimin merr 10% pas
11/04 15:22
Top Channel/ Berisha: Bllokohet integrimi, kreu i PD thotë se BE shton kushte. Flet dhe…
11/04 15:18
Top Channel/ A janë bllokuar negociatat? Rama: kush e thotë këtë…
11/04 15:12
Top Channel/ Rama: Shqipëria, vend turistik me potencial të madh në agro-përpunim, ndërsa fondet e..
11/04 15:02
Top Channel/ Ministri i Financave, Malaj: Sillni faturën, fitoni 10% të TVSH-së
11/04 14:41