Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit, i shoqëruar dhe nga ministrat e tjerë. Në fjalën e tij, Rama u ndal te paga mesatare dhe bizneset e vogla, duke u shprehur se këto të fundit nuk do të kenë taks dhe TVSH deri në vitin 2029, për t’i dhënë mundësi dhe frymëmarrje që të zhvillohen.