Nga samiti i BE-Ballkani perëndimor mbajtur në Brdo të Sllovenisë, kryeministri Edi Rama tha se 18 vite më parë fjala Zgjerim ishte motoja plot kredibilitet për të ardhmen, ndërsa sot e njëjta fjalë vjen plot droje nga e shkuara. “Maqedonia e Veriut për hir të së ardhmes europiane”, tha kryeminisri Rama në fjalën e tij, “ndryshoi emrin dhe e ka marrë statusi e vendin kandidat 15 vite më parë.”