Kryeministri Edi Rama është shprehur në samitin e BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Brdo të Sllovenisë se e ka humbur besimin se Bullgaria do kapërcejë ngërçin me Maqedoninë e Veriut. Rama ironizon se ata duken të bllokuar nga zjarri që ndezën për të ngrohur votuesit e tyre me flakë nga e kaluara e lavdishme që për ta nuk ka rëndësi se kanë marrë peng dy shtete të pafajshme.