Kryeministri Edi Rama ka ndarë me publikun konkluzionet pas takimit maratonë me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve, mbi rrugën e bërë dhe sfidat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. Rama tha se në këtë mbledhje që ka zhvilluar sot me këtë sektor, ka mbetur shumë i kënaqur dhe është prezantuar me projekte të mrekullueshme dhe inovatore që do të ndihmojmë në çuarjen përpara vendin.