Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me përmbytjet që kanë përfshirë disa zona të vendit, duke theksuar se janë bërë investime të mëdha në infrastrukturë dhe mbrojtje nga përmbytjet. Sipas tij, situata do të kishte qenë shumë më e rëndë pa këto investime, ndërsa institucionet janë në terren për të përballuar pasojat e motit të keq.