Top Channel/ Rama batuta me ambasadorin francez: Dikur Francën e ndienim larg, sot…
10/04/2025 17:14

Qyteti i Durrësit mirëpriti një nga ngjarjet më të veçanta kulturore të vitit, teksa katamarani më i madh në botë i llojit të vet, pjesë e iniciativës ndërkombëtare Art Explora, ndalet në portin e qytetit për të sjellë një eksperiencë unike për publikun. Për dhjetë ditë me radhë, qytetarët dhe vizitorët do të kenë mundësinë të përjetojnë një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike të një niveli të lartë, të hapura për publikun. Ky aktivitet i jashtëzakonshëm e kthen Durrësin në një pikë takimi midis artit klasik dhe bashkëkohor, duke promovuar qytetin si një qendër kulturore mesdhetare. Kryeministri Edi Rama nuk e fshehu entuziazmin për këtë aktivitet dhe për këtë bashkëpunim me ambasadorin francez. “Jashtëzakonisht i lumtur të dëshmoj shpirtin praktik të Europës përmes ambasadorit të saj, i cili reflektoi në mënyrë shumë elegante dhe shumë të përshtatshme. Kur flasim për flamurin francez, është një pamje që bëhet gjithnjë e më normale, por nuk ishte kështu para pak kohësh, kur e ndienim larg Francën dhe kur Franca e shikonte Ballkanin me një lloj distance. Që prej mbërritjes së presidentit aktual në Elize, ka një lloj kurioziteti dhe një lloj kthimi drejt këtij rajoni dhe drejt Shqipërisë. Falë kësaj, patëm në Shqipëri vizitën e parë të një presidenti francez. Ambasadori dhe shumë zyrtarë të tjerë janë sot këtu dhe çfarë mund të them më tepër. Edhe dielli reflektoi dhe e bëri ditën më të ngrohtë, më pak balltike se sa dje. Jam shumë mirënjohës. Ndjesia këtu është e jashtëzakonshme, përzierja e qytetit me portin. E një porti që po mbyll dyert e tij, duke u transferuar diku tjetër. Falënderoj të gjithë miqtë e fondacionit ArtExplora”.

Top Channel/ Rama mbledh socialistët më 28 mars, zbardhet axhenda e takimit
25/03 19:44
PS-PD bëhen bashkë për reformën territoriale?/ Zbulohen prapaskenat e mëdha
25/03 18:35
Top News -Rama mbledh qeverinë dhe deputetët. Fokus reforma territoriale dhe komunikimi me qytetarët
25/03 17:41
Top Channel/ Berisha sulmon Marta Kos, e akuzon për deklarata raciste kundër shqiptarëve
25/03 15:15
Top Channel/ Dëgjesa me bashkitë”, Bozdo: Kur të vije çasti duhet të thirren dhe…
25/03 13:50
Top Channel/ Deklaratat e Marta Kos për korrupsionin në Shqipëri, Berisha: Raciste dhe korruptive
25/03 13:47
Top Channel/ Komisioni Posaçëm Parlamentar për Reformën, Mazniku: Nga java tjetër kemi…
25/03 13:44
Top Channel/ Përjashtimet e këshilltarëve të PD në Durrës, Berisha: Shkak jo mendimi, por…
25/03 13:38
Top Channel/ Mungesa në Kuvend për votimin e Ballukut, Berisha: Spiropali kërkon qiqra në hell
25/03 13:37
Top Channel/ “Shoqëria shqiptare e pranon korrupsionin”, reagon Berisha: Deklaratat e Kos janë…
25/03 13:37
Top Channel/ Berisha në konferencë: Nuk ndëshkohet kush për fjalën dhe mendimin
25/03 13:11
Top Channel/ Arrestimi i të rinjve shqiptarë në Beogra, Berisha: Kërkoj lirimin urgjent, ose do…
25/03 13:01
Top Channel/ Spiropali replikë me Ballën, ish-ministrja: Të mblidhet pa vonesë grupi i PS
24/03 23:02
Top News – Rregullorja e re e Kuvendit. Peleshi kërkon PD, Bardhi: Jo proces të njëanshëm
24/03 19:47
Top News- Përplasje në PS, Spiropali i përgjigjet Ballës: Thirre grupin dhe diskutojmë
24/03 19:46
Top Channel/ S’ka dhuratë për Metën, Gjykata i refuzoi lirinë në ditën e 57-vjetorit të lindjes
24/03 15:15
Top Channel/ Berisha: Jo bashkëpunim me PS! PD paraqet variantet e saj për reformën
24/03 15:09
Top Channel/ PS bën ligj për referendumet, fokusi “tek vendimmarrja direkte e qytetarëve”
24/03 15:07
Top Channel/ Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e…
24/03 15:03
Top Channel/ Ligji për referendumet, Balla: PS e ka gati draftin, fokusi është te çështjet e veçanta
24/03 13:44