Takimi sensibilizues mbi Bashkëqeverisjen si ligj i ri vijoi sot në qytetin e Beratit. Kryeministri i vendit, Edi Rama theksoi se qëllimi i këtyre takimeve është sensibilizimi i të gjithë qytetarëve për dy risi të rëndësishme, të cilat sot janë një mundësi e madhe për çdo qytetar që të marrë shërbimet në një kohë të shpejtë, pa radha, pa zvarritje, direkt nga smartfone apo kompjuteri më i afërt dhe nga ana tjetër për të vënë në lëvizje një mekanizëm të ri ligjor që është bashkëqeverisja.