Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku do të inspektojnë vijimin e punimeve në rrugën Gur – Remas në Divjakë. Deri më tani janë realizuar afro 35% e punimeve të rrugës, që i shërben banorëve të fshatit Remas dhe të gjithë përdoruesve të zones.