Top Channel/ Rama: Asnjë frenim drejt BE/ Çështja “Balluku”, Kryeministri: Avancojmë me kapitujt
13/03/2026 19:35

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kritikave se vendimi për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku po pengon Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Europian. Në një konferencë për shtyp, Rama tha se reagimet e djeshme ishin të deformuara dhe të shëmtuara. “Do ta nis nga vendimi i djeshëm i parlamentit, jo për vendimin në vetvete, por për jehonën tërësisht të deformuar që iu dha atij vendimi. Ju me siguri e keni ndjekur vetë të gjithë rrjedhën e ditës, keni ndjekur besoj, edhe prononcimin tim që dua ta përsëris, lidhet drejtpërdrejtë më të vërtetën e madhe që kërkesa e Prokurorisë nuk i përmbushte as kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë, ne ndërkohë që përpjekja për ta lidhur refuzimin me ndonjë arsye tjetër apo për t’i dhënë refuzimit përmasën e një fakti që do të bllokojë rrugën e Shqipërisë në BE apo do të pengojë zbatimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi, apo do të pengojë aktivitetin e pavarur të drejtësisë, është një përpjekje e shëmtuar, madje në dëshpërimin e vet, ka të gjitha ato ingredientë që ka në të përditshmen tonë përpjekja për të bërë çmos që Shqipëria të pengohet dhe që hapat e shpejtë me të cilat ne po ecim në procesin e negociatave, të frenohen. Nuk ka asgjë të re në këtë, por natyrisht që materiali në këtë rast është i favorshëm për të torolisur njerëzit dhe për të fryrë daullen e luftës kundër qeverisë edhe kundër kësaj shumice qeverisëse. Dua t’i siguroj të gjithë që nuk ka asnjë frenim në rrugën tonë të pandalshme drejt anëtarësimit të plotë në BE, nuk ka asnjë diskutim lidhur me vullnetin tonë për të vazhduar në rrugën që ne kemi hapur në pavarësimin e drejtësisë dhe në luftën reale kundër korrupsionit, ashtu sikundër nuk ka asnjë dyshim që në këtë rast nuk jemi përballë një çështjeje korrupsioni sepse vetë Prokuroria nuk ka ngritur një akuzë për korrupsion, por jemi përballë një çështjeje për hetim, e cila mund të hetohet lirisht pa as më të voglën pengesë dhe e përsëris atë që thashë edhe përpara grupit parlamentar, unë e inkurajoj Prokurorinë që të ndjekë dhe të hetojë të gjitha pistat ku mund të mendohet se mund të shfaqet gjatë rrugës “ferra e korrupsionit”. Deri tani nuk jemi përballë një çështjeje korrupsioni. Kjo është pak, por është e sigurtë.– u shpreh Rama.

Top Channel/ “Irani, sponsor i terrorizmit”! PS çon pr.rezolutën në Kuvend
13/03 19:38
Top Channel/ Rama: Asnjë frenim drejt BE/ Çështja “Balluku”, Kryeministri: Avancojmë me kapitujt
13/03 19:35
Top Channel/ Përgjigjja e plotë e Ramës për ambasadorët: S’lejoj të më shihni nga lart poshtë
13/03 15:50
Top Channel/ Nafta, PD kritika qeverisë/ Bozdo: Nuk po merr masa, duhet ndryshuar ligji
13/03 15:21
Top Channel/ Rama përplaset ashpër live me gazetaren, ja c ndodhi në konferencë
13/03 14:56
Top Channel/ “Vota për Ballukun nuk do përdoret si argument nga vendet e BE”, Rama flet edhe për…
13/03 14:24
Top Channel/ Shqipëria në BE pa të drejtë vetoje, Rama: Ka shumë vende që se kanë përdorur kurrë…
13/03 13:55
Top Channel/ Rama flet pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Nuk përmbushte kriteret
13/03 13:52
Top Channel/ ’Mendoni se gjithë bota mezi po pret Porto Romanon?’, Rama: Fuqizimi i shqiptarëve…
13/03 13:51
Top Channel/ ‘Asnjë prokuror nuk mund të pengojë më funksionin e vendit’, Rama: Imuniteti…
13/03 13:51
Top Channel/ A mund të rendisni disa shtete që kanë penguar ‘Porto Romanon’? Ja si përgjigjet Rama
13/03 13:40
Top Channel/ ‘Shoqata e molotovarëve s’ka ligje’, Rama sulmon opozitën:Procesi i zgjerimit mund …
13/03 13:39
Top Channel/ Ambasadorja e SHBA-së në Athinë takoi Ramën, Kryeministri: Diskutuam për çështje…
13/03 13:38
Top Channel/ ‘Parlamenti nuk është noteri i prokurorisë’, Rama flet sërish për çështjen Balluku
13/03 13:25
Top Channel/ ‘S’mund të marrësh peng një konferencë shtypi’, Rama gazetares: Hera e fundit që…
13/03 13:24
Top Channel/ ‘Po bën heroinën’, Rama sulmon gazetaren: Televizioni jot po pastron paratë dhe…
13/03 13:23
Top Channel/Rama debat me gazetaren: Pengon njerëzit për të mësuar të vërtetën, abuzoni me…
13/03 13:23
Top Channel/ ‘Do merrem me kë të dua unë’, Rama përplaset me gazetaren: Asnjë nuk ka hyrë në burg…
13/03 13:12
Top Channel/ ‘Kompani shtetërore për karburantet’, Rama: Atë që bëmë me aeroportet do e bëjmë dhe…
13/03 13:09
Top Channel/ ‘Rezolutë për të shpallur Iranin organizatë terroriste’, Rama: S’mund ti quaj…
13/03 13:07
DIGITALB DIGITALB