Teksa foli për sigurinë në shkolla, kryeministri Edi Rama tha se projekti për futjen e oficerëve të sigurisë në shkolla po merr rëndësinë e duhur. Rama tha se oficeri i sigurisë duhet të jetë në vend të prindërve, që duhet të njohë çdo nxënës dhe problematikat e tyre, që ata të ndihen dhe te të jenë të sigurt në institucionet arsimore. Në fjalën e tij Rama tha se trekëndëshi mësues-mjek-polic hanë tre figurat që duhet të bashkëpunojnë për të rritur sigurinë e nxënësve. Teksa foli për pagat e mësuesve, Rama tha se mesatarja ka shkuar 950 euro por kjo nuk do ndalet me kaq sipas tij.