Kryeministri Edi Rama bëri ndalesën e radhës në qarkun e Dibrës, në kuadër të procesit të rienergjizimit të PS. Ai ironizoi opozitën duke u shprehur se ata janë në Parlament falë votës së njerëzve, ndërsa në këtë të fundit vendosin të prishin seancat plenare me trazira.