Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp këtë të premte, foli për “21 Janarin”, duke cituar vendimin e Gjykatës së Strasburgut, që evidentoi dy shkelje në këtë çështje: vrasjen dhe moszbardhjen e vrasjes. Sipas kryeministrit, Gjykata e Strasburgut ka nxjerrë një vendim shumë domethënës dhe të qartë lidhur me një krim shtetëror, “që prej më shumë se një dekade është mbuluar nga pluhuri“.