Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli ishte sot në SPAK dhe në një prononcim për mediat, pas dëshmisë tha se drejtësia duhet të lihet të bëjë punën e saj. Suli dyshohet se u pyet për të dhënë versionin e tij mbi hetimet që po kryhen për dëmshpërblimet e tërmetit.