Top Channel/ Radio që lindi ditën e dashurisë, sot ditëlindja e Top Albania Radio
14/02/2022 20:03

14 shkurt 1998. Në 100 mgh/fm, dëgjohet për herë të parë “Top Albania Radio”. Që prej asaj dite, kjo fjalë do të hynte në historinë e Shqipërisë si një faqe e re e saj, e revolucionit mediatik-audiovizual, që do të përfaqësohej fillimisht nga kjo radio e më pas nga “Top Channel” e “DigitAlb”. Ajo ishte një iniciativë private e një të riu me ëndrra mbi median e re në Shqipëri dhe fillimisht një radio ndryshe nga të tjerat. Ai ishte Dritan HOXHA. Prezantuesja e parë Gerta Heta lançoi tek dëgjuesit numrat e telefonit. Që atë ditë, telefonat e “Top Albania Radios” nuk kanë pushuar asnjë çast, për t’u bërë pjesë të gjithë nga pak të “Radios me ngjyra në Shqipëri”. Sot më 14 shkurt 2022 radio feston 24 vjetorin. Por si e kujtojnë atë protagonistët? Ndërkaq me kalimin e viteve dhe një sërë ndryshimesh të tjera pasuan. Dëgjueshmëria rekord u shënua që në vitin e parë. Në vitin 2000 mori licensën si radio kombëtare, duke shtrirë kështu valët përpos Shqipërisë, edhe në zonat e rajonit ku ka shqiptarë. Një sërë emisionesh dhe figura radiofonike dhe televizive krijuan programacionin më të dashur për shqiptarët. Ndërsa sot Radio nuk ishte më e njëjta, një frymë e re erdhi për ta bërë Radion sërish ‘In’, moderne. Emra të rinj prezantuesish dhe emisione të reja iu shtuan programacionit. Me zyra të reja tashmë më në qendër të Tiranës, pranë stadiumit Air Albania, një tjetër histori pret të shkruhet. Dhurata për 24 vjetorin është aplikacioni i ri, me tre radiot më të mira shqiptare në botë, Top Albania Radio, Top Gold, My Music Radio; mbi 25 podcaste origjinale në shqip, Video, Lajme 24/24, Playlista për çdo gjendje shpirtërore përzgjedhur nga DJ më të mirë!

Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur
26/03 15:21
Top News – ‘SPAK nuk ekziston më’. Berisha: Antikorrupsioni, tani në dorë të qytetarëve
26/03 15:06
Top News – ‘Nuk jemi më të korruptuar se të tjerët’. Rama: Europa të shihet në pasqyrë
26/03 14:47
Top News- Operacion antidrogë në Bulqizë e Durrës/ Arrestohet pronari i një lokali dhe një 36-vjeçar
26/03 14:37
Top News- ‘Antarësimi pa të drejtë vetoje’/ EWB: Marta Kos refuzon idenë e Ramës dhe Vuçiç
26/03 13:51
Top News – QSUT nuk do kryejë analiza. Mungojnë fondet, ministrja: Po marrim të dhëna
26/03 13:23
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Gonxhe: Duam të kemi një model që lehtëson mundësinë e…
26/03 13:13
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Karakaçi: Sot kemi një bursë energjetike funksionale, do të…
26/03 13:11
Top Channel/ MatchMaker Albania, Ibrahimaj: Investimet strategjike mbi 6 miliardë euro
26/03 13:10
Top Channel/Shqipëria, rrugë kalimi për drogë, 34 kg të nisura nga Maqedonia e Veriut, kapet në kufi
26/03 12:56
Top Channel/ Mot i keq në Vlorë, anulohet lundrimi Brindisi-Vlorë, nuk lejohen e mjetet e vogla
26/03 12:49
Top Channel/ Vodhi në Gjermani makinën luksoze me vlerë 250 mijë euro, arrestohet 34-vjeçari
26/03 12:31
Top Channel/ Problemet me barnat e analizat, ndryshimi i çmimeve sjell mungesa, ministrja…
26/03 12:30
Top Channel/ Ngjarja në Krushë të Madhe, forcat serbe vranë 240 burra në fshat pas nisjes së…
26/03 12:25
Top News – Rama për revistën franceze. Nga protesta e PD, te Irani dhe raporti me Donald Trump
26/03 12:08
Top News – A nxit konflikte pronësie ‘Paketa e Maleve’? Demo: S’ka mundësi, instrument për zhvillim
26/03 11:37
Top News – Mbi gjysmë milliard blerje në 2025. Të huajt zotërojnë 2.6 mld euro prona në Shqipëri
26/03 11:02
Top Channel/ Nga Paketa e Maleve tek laboratoret, vendimet qe u morën sot në mbledhjen e qeverisë
26/03 10:48
Top Channel/ Proçesi i Sterilizimit, Sala: Tani këtë proces e kryen shteti, ka rreth dy javë që….
26/03 10:42
Top Channel/ Vendimet e qeverisë, Sala: Do garantojmë që çdo qytetarë të ketë mundësi për akses…
26/03 10:42