Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në pikën kufitare të Merdares, ku një emigrant, teksa priste në radhë për të kaluar kufirin, është konfliktuar me një pjesëtar të policisë së Kosovës. Pamjet e siguruara nga mediat atje, tregojnë momentin e përplasjes dhe përpjekjet e të afërmeve të emigrantit për ta shtensionuar situatën, teksa ky i fundit refuzonte të hiqte duart nga uniforma e policit.