Në pikëkalimin e Kakavijës u regjistrua sot radha më e gjatë e mjeteve që prisnin të përpunoheshin në anën greke të kufirit. Kështu në orët e para të mëngjesit radha e mjeteve shkoi në 4-5 km ndërsa në funksion të përpunimit ishin vetëm 2 sportele në hyrje dhe 2 në dalje për palën greke. Ritmi i lëvizjes ishte i ngadaltë deri rreth mesditës dhe më pas sipas qytetarëve në hyrje pala greke ka shtuar edhe 2-3 sportele duke zhbllokuar disi situatën. Dita e sotme ka shënuar një numër rekord hyrjesh për 24 orë me rreth 7200 qytetarë në hyrje dhe rreth 3800 në dalje.