Radhë kilometrike është krijuar këtë fundjavë në pikën kufitare me Greqisë, teksa qindra makina presin të hyjnë në vendin tonë. Sikurse duket në videon e dërguar në redaksinë e Top Channel, në pjesën greke të doganës së Kakavijës, është krijuar një radhë më e gjatë se katër kilometër.