Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në drejtim të Greqisë këtë të diel. Mësohet se shkak është bërë shërbimi i kufizuar nga pala greke, e cila aktualisht nuk po punon me kapacitete të plota duke krijuar vonesa. Sipas informacioneve pala shqiptare e kufirit është duke punuar me 5 sportele në dalje ndërkohë vetëm me 1 ajo greke.