Rrahja brutale që coi në vdekjen e 18 vjecarit Lulzim Fejzullahu në Podujevë ka tronditur të gjithë zonën atje e mbarë Kosovën. Edhe më shokuese e bën këtë ngjarje sfondi i saj: Lulzimi u përplas me makinë, dhe u godit pa mëshirë me shufra hekuri, grushte e shqelma vetëm për shkak të një zënke banale për radhën tek berberi.