Pronari i një hoteli në Divjakë është gjetur i vdekur këtë mëngjes në një nga dhomat e biznesit të tij. Mësohet se zjarri që ka rënë në dhomën ku ai ndodhej, ka qenë shkaku i vdekjes së 60-vjeçarit Llambri Marku. Dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur.