Në një kohë kur cmimet e shtëpive me qira kanë pësuar rritje, interesi i studentëve nga rrethet është shtuar për t’u akomoduar në konvikte. Regjistrimi në rezidencat studentore ka nisur që prej 1 shtatorit e deri më tani kryesisht nuk ka dhoma të lira, por krevate të pazënë ende në dhomat dyshe apo treshe. “Në qytet studenti ka kapacitet për 3400 studentë, e deri më tani janë regjistruar 2600 studentë”.