Peqini mund te jete nder qytetet e pakta ne vend i cili nuk ka nje park, nje ambient shlodhes per qytetaret, te moshuarit apo femijet. I vetmi vend i pyllezuar, prane qytetit qe mund te shfrytezohej nga banoret ka mbetur ne meshire te fatit. Pylli me pisha i cili ndodhet ne veriperendim te Peqinit po shkon drejt shkaterrimit total. Ketu mungon cdo gje, rruget, stola, lulishte kende lojerash apo hapesira sportive. Ndersa duket se vendin e tyre e kane zene mbeturinat.