Fundjava ka sjellë një gjallëri të veçantë në Gjirokastër, ku turistë vendas dhe të huaj kanë “pushtuar” qytetin e gurtë. Atmosfera festive ndihet në çdo cep, ndërsa rrugicat karakteristike janë mbushur me vizitorë që kërkojnë të zbulojnë historinë dhe bukurinë unike të këtij destinacioni.