Top Channel/ “Qyteti është i imi ose vdes”! Pse bosët e drogës e kanë tmerr të punojnë me shqiptarët
03/06/2025 23:21

Liverpuli është një qytet që mafia shqiptare ka pasur gjithmonë vështirësi për ta depërtuar, ndryshe nga pjesa tjetër e Britanisë ku ajo dominon tregun e drogës, shkruan Daily Mail. Ky realitet pasqyrohej edhe në dramën kriminale të BBC-së Ky Qytet është i Yni, ku bosi i krimit në Liverpul, Michael Kavanagh, refuzon krijimin e lidhjeve me trafikantët shqiptarë. Daily Mail ka zbuluar një sërë provash, përfshirë mesazhe, që tregojnë se si bandat lokale ruajnë kontrollin mbi tregtinë e drogës në Liverpul dhe tregohen të kujdesshme për të mos lejuar rivalët shqiptarë të fitojnë terren. Është territori i fundit i drogave në Angli që nuk kontrollohet nga mafia shqiptare, e cila ka forcuar pushtetin në Britani përmes reputacionit për besueshmëri, çmime të ulëta dhe gatishmëri për të përdorur dhunë vdekjeprurëse. Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) pranon se kriminelët shqiptarë ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregtinë e drogës në Britaninë e Madhe. Por si kanë arritur gangsterët e Liverpulit të mbajnë dominimin përballë një rreziku kaq të madh? Shikuesit e serialit ‘This City Is Ours’ mund të kujtojnë një skenë ku Jamie Phelan – që përpiqet të zëvendësojë Michael Kavanagh si drejtues i perandorisë familjare të drogës – propozon të blejnë një ngarkesë nga trafikantë shqiptarë. Por Michael e refuzon idenë me zemërim, duke thënë se “nëse i përfshin shqiptarët, ata nuk do largohen më kurrë”. Edhe pse skena është fiktive, prova nga jeta reale tregon se debati i bosëve të krimit në Liverpul për bashkëpunimin me furnizues nga Ballkani është shumë i vërtetë.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58