Një qytetare nga Vlora, ka denoncuar në “Ti Raporton” keqtrajtimin e pacientëve në Spitalin Psikiatrik të këtij qyteti. Qytetarja tregon se shërbimi për pacientët e këtij spitali është në kushte shokuese, pasi siç tregon ajo nuk bëhet fjalë për shërbime rehabilituese apo argëtuese por pacientët trajtohen në kushte “çnjerëzore”.