Fundjava me diell dhe temperature ka sjellë që një pjesë e qytetarëve të Durrësit të shkojnë në bregdet. Qytetarë të shumtë kanë shfrytëzuar temperaturat e larta për të kaluar fundjavën në bregdetin e Durrësit. Ndonëse nuk ka nisur ende sezoni dhe çadrat nuk janë vendosur, familjarë dhe grupe shoqërore po shfrytëzojnë hapësirën e lirë të rërës.