Në fshatin Rudarë, Komuna e Zveçanit, qytetarët serbë kanë nisur të protestojnë kundër, siç thanë, kundër “kërcënimeve” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në këtë vend, i cili në mesin e komunitetin lokal serb njihet edhe si “Te kryqi”, ndodhet një prej barrikadave të ngritura në veri të Kosovës që prej datës 10 dhjetor.