Ashtu sikurse ishte paralajmëruar prej ditësh nga Policia e Shtetit, shumë rrugë kryesore në Tiranë janë ‘zonë e kuqe’ ku nuk do të lejohet të kalojë asnjë qytetar. Sikurse shihet edhe në pamje, qytetarët janë në radhë dhe presin që të kalojnë kodronin e sigurisë, mbase për nevojat e tyre ose për në punë, por nuk lejohen nga efektivët.