Edhe pse është dimër dhe deti nuk është i ngrohtë, plazhi i madh i Durrësit frekuentohet masivisht gjatë fundjavës. Hapësirat plot rërë, zhurma e valëve në breg dhe lokalet e shumta ku mund të shijosh qetësisht një kafe apo dreke peshku janë shfrytëzuar nga shumë qytetarë këtë të diel.