Një peticion që i bën thirrje BE-së të njohë zyrtarisht Ukrainën si vend kandidat është firmosur tashmë nga 232.000 qytetarë në të gjithë Europën. Peticioni u iniciua nga sipërmarrësi francez Arnaud Castaignet, Shef i Komunikimeve dhe Politikave në kompaninë Skeleton Technologies dhe promovohet nga Change.org, një platformë teknologjike për ndryshimet shoqërore të nxitura nga vetë njerëzit.