Qytetarët e Vlorës dhe shoqëria civile janë sërish në protestë ditën e sotme pranë sheshit të flamurit në Vlorë. Kjo është protesta e dytë e zhvilluar në Vlorë pas asaj të ditës së Dielë, e cila u zhvillua në sheshin e Flamurit. Këto protesta kanë si qëllim kundërshtimin e projektit që do të zhvillohet në sheshin e flamurit, pasi sipas banorëve po tjetërsohet historia.