Festa e birrës në Korçë dhe Festa në Malin e Tomorrit kanë mbledhur mijëra qytetarë dhe turistë të huaj. Për rrjedhojë, drejt Korçës dhe Beratit ka qarkullim të shtuar të automjeteve. Policia rrugore kërkon nga shoferët respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Përmes një deklarate për mediet, shefi i Sektorit për Sigurinë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore Skënder Ismaili, thekson se në rrugë ka më shumë patrulla policie, mjete të paidetifikuara si mjete policie, alkooltestues, kamera, dronë e aparate fotografik.