Arbër Hajdari është nderuar me çmimin “Qytetar Nderi i Malësisë së Gjakovës”. Në një ceremoni festive, çmimi më i lartë që akordohet nga Bashkia Tropojë iu dorëzua Themeluesit dhe drejtuesit të “Fundjave Ndryshe” nga kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi nën praninë e intelektualëve, këshilltarëve bashkiakë, myftiut të Tropojës dhe qytetarëve.