Në fshatin Hade do të vazhdojnë shpronësimet e tokave për të mundësuar nxjerrjen e qymyrit. Mehdi Preniqit tashmë i janë shpronësuar 6 hektarë tokë nga projekti i kaluar, por do të jetë i detyruar të pranojë edhe shpronësime te tjera. Ai tregon se si mihjet për të nxjerrë qymyr, bashkë edhe me shpronësimet i kanë vështirësuar jetën. Sipas banorëve, tokat e tyre janë vlerësuar më së shumti 500 euro për një ari.