Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të qumështit formulë për foshnja “APTAMIL 1 PRONUTRA”, pasi gjatë kontrolleve është konstatuar prania e një toksine të rrezikshme për shëndetin. Sipas njoftimit zyrtar të AKU-së, bëhet fjalë për “cereulide”, një toksinë, e cila mund të shkaktojë helmim ushqimor, me simptoma si të vjella dhe dhimbje barku, veçanërisht e rrezikshme për foshnjat.