Në ditën e zisë kombëtare pas aksidentit fatal të përplasjes së trenave në Greqi që u shoqërua me një bilanc tragjik viktimash ku humbën jetën edhe shqiptarë, në qytetin e Korçës janë ndezur qirinj dhe janë vendosur lule në shenjë solidariteti. Qytetarë por edhe përfaqësues të institucioneve gjatë ditës kanë ndezur qirinj,dhe vendosur lule në sheshin para katedrales duke u bashkuar me dhimbjen e atyre që humben familjaret dhe njerëzit e dashur.